Flash News

KRYESORE

Martin Camaj bashkëpunëtor i Sigurimit? Gentiana Sula tregon ç’përmban në të vërtetë dosja

Martin Camaj bashkëpunëtor i Sigurimit? Gentiana Sula tregon

A ishte shkrimtari dhe figura e shquar, Martin Camaj një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Prej ditësh, kjo çështje është kthyer në temë të ditës pas publikimit të një mini-studimi nga Auron Tare mes studiuesish dhe ekspertë të fushës.

Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e Sigurimit, Gentiana Sula, duke folur në Syri tv ka paraqitur një fashikull pune me emrin e Martin Camajt, për të cilën thotë që nuk është dosja e një bashkëpunëtori, por e survejimit që Sigurimi i Shtetit i ka bërë Camajt për ta rekrutuar si bashkëpunëtor.

“Dosja është deklasifikuar vitin e kaluar në janar. Nuk bëhet fjalë për dosje bashkëpunimi, por për një fashikull pune. Subjekti është 2A, që do të thotë se ishte  bërë gati për arrest. Dosja ka 200 faqe. Duhet lexuar me shumë kujdes. Martin Camaj ka qenë shumë inteligjent, ka pasur një shkollim të mirë. Sigurimi është përpjekur t’i vrasë moralisht.

E thashë edhe njëherë që është dosje survejimi. Duhet të kuptojmë që një dokument sigurimi është një dokument i një policie politike, militare, e cila funksiononte mbi ligjin. Një policie që ka pasur jetën e njerëzve në dorë. Ka pasur nëj qëllim. Qëllimi ka qenë përpunimi. Një dokument nuk tregon kush është personi”, u shpreh Sula.

Të fundit