Flash News

KRYESORE

Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Amerikë, dënohet me 7 vite burg

Martin Shkreli, shqiptari më i urryer në Amerikë, dënohet me

Martin Shkreli që njihet si shqiptari më i urryer në Amerikë është dënuar me 7 vite burg.  Famëkeqi i “Pharma Bro” Martin Shkreli u njoh në mbarë botën në vitin 2015, kur kompania e tij farmaceutike rriti çmimin e një medikamenti të përdorur nga të sëmurët me  AIDS, nga 13.50 dollarë  për pilulë në 750 dollarë.

Prokurorët  e akuzuan Shkrelin për zbatimin e një skeme mashtruese ku paratë e fituara nga medikamenti Retrophin u përdoren për të paguar borxhet e kompanisë se tij, e cila kishte shënuar humbje në miliona dollarë. Sipas organit të akuzës, Shkreli mashtroi investitorët e kompanisë farmaceutike me të paktën 11 milionë dollarë. Ai u  shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare të administruara prej tij.

Ndërsa sot, drejtësia amerikane e ka dënuar me 7 vite burg, nga 20 që rrezikonte më herët. 

Të fundit