Flash News

KRYESORE

Martohet moderatorja e njohur, dalin pamjet teksa ecën në altar

Ditën e sotme, moderatorja e njohur sportive Vilma Masha ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare. Pamjet e para nga dasma i ka publikuar moderatorja Ilda Bejleri. Ilda ka nxjerrë në ‘InstaStory’ një video të momentit të rëndësishëm, teksa Vilma ecën në altar e shoqëruar nga i ati.

Ceremonia është shumë e thjeshtë dhe është vendosur në taracën e Bashkisë së Tiranës. Mendohet se pas celebrimit do të zhvillohet edhe festa mes miqve dhe familjarëve, por Vilma ka preferuar që gjithçka të mbetet private.

Partneri i Vilmës nuk është personazh publik dhe ajo ka zgjedhur ta ruajë privatësinë e tij.

Të fundit