Flash News

KRYESORE

Martohet në fshehtësi këngëtari i hitit "Perfect"

Prej disa ditësh mediat e huaja po shkruajnë se këngëtari Ed Sheeran është martuar në mënyrë sekrete me partnerin e tij. Krijuesi i hitit “Perfect” nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë lajm.

Mbrëmjen e së hënës këngëtari ka qenë në një koncert në Londër, ku teksa i binte kitarës ka treguar “padashje” unazën e fejesës në gisht.

Çifti Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn, prej disa kohësh po përjetojnë një histori dashurie, por kanë qenë mjaft të rezervuar për të zbuluar detaje nga jeta e tyre private.

Të fundit