Flash News

KRYESORE

Martti Ahtisaari dhe e shoqja preken nga Covid-19

Martti Ahtisaari dhe e shoqja preken nga Covid-19

Ish presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari dhe bashkëshortja e tij janë prekur nga virusi Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e presidentit, ndërsa shton se gjendja e ish presidentit 82-vjeçar është e qëndrueshme. Po ashtu, edhe e shoqja Eeva Ahtisaari 83 vjeçe, gjithashtu u tha se është në gjendje të mirë.

Ahtisaari, i cili drejtoi Finlandën nga viti 1994 deri në 2000, mori çmimin Nobel për Paqen për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësimin e paqes. Ahtisaari ishte i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës, e cila më vonë shpalli pavarësinë e saj.

Finlanda ka konfirmuar deri tani 700 raste të prekur nga virusi dhe një person ka humbur jetën.

Të fundit