Flash News

KRYESORE

Masa e arrestit/ Gjykata e Tiranës lë në burg të arrestuarit për pengmarrjen e Prengës

Masa e arrestit/ Gjykata e Tiranës lë në burg të arrestuarit

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për të arrestuarit për pengmarrjen e më pas dyshimin për vrasjen dhe zhdukjen e turpit të Jak Prengës.

Pesë të ndaluarit do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Gjykatësi Sokol Tone pranoi kërkesën e prokurorit Leonard Filopati dhe vendosi arrest me burg për Bajram Hajrin, Lonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan të akuzar për dy vepra penale “armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi”.

Ndërkohë Festim Bezhdili, 30 vjeç, nga Kavaja akuzohet edhe për fshehje dhe asgjësim kufome.

Prokuroria sqaroi edhe rolet që ka pasur secili prej të arrestuarve në këtë ngjarje. Prokurori Filopati deklaroi se Leonard Hajri dhe Bajram Hajri pronarë dhe posedues të resortit “Golden” kanë pranuar trupi e pajetë të Prengës në ambientet e resortit.

Sipas prokurorit, Jan Prenga oshte i pajetë kur është nxjerrë nga “Range Rover”, dhe u fut në ambientet e garazhdit, raporton Abc news. Me ndihmën e Olsi Turjas me funksion administratori i eventeve të resorit, e hipën në furgonin që ka sjellë Alton Hajri në ambientet e resortit dhe që rezulton të jetë në pronësi të tij.

Kurse për të bërë fshehjen dhe zhdukjen e kufomës, prokuroria pretendon se është marrë Festim Bizhda. 30 vjeçari ka marrë furgonin nga ambientet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambienteve, ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.

Gjithçka është filmuar me dron, ndërkohë që lëvizjet e furgonit nuk janë mundur të filmohen për shkak të errësirës.

Të fundit