Flash News

KRYESORE

Masa për 23 të arrestuarit, gjykata e Kukësit jep detajet e para të seancës

Masa për 23 të arrestuarit, gjykata e Kukësit jep detajet e para

Gjykata e Kukësit ka konfirmuar zyrtarisht se nesër në orën 09.00 paradite pritet të mbahet seanca e parë për 23 personat e arrestuar në protestën e 31 marsit në Rrugën e Kombit.

Ka qenë kancelari i gjykatës, Shikim Korbi i cili në një prononcim për mediat tha se nesër në sallën e gjyqit do të shqyrtohet njëherësh kërkesa e prokurorisë për 23 personat, ndonëse kapacitetet infrastrukturore nuk e përballojnë dot numrin e tyre.

“Infrastruktura e gjykatës nuk e lejon që 23 personat të jenë në sallë, do shohim mundësinë për të gjithë njëherësh , ndonëse është i pamjaftueshëm kapaciteti i sallës.  Prokuroria ka paraqitur të njëjtën akuzë për të gjithë “kundërshtim i punonjësve të policisë” dhe “shkatërrimi i pronës””, u shpreh kancelari i gjykatës.

Të fundit