Flash News

KRYESORE

Masa të forta nga antiterrori për 1 vjetorin e vdekjes së Kacifasit

Masa të forta nga antiterrori për 1 vjetorin e vdekjes së

Shumë shtetas grekë, e mes tyre edhe ekstremistë, po përgatiten për ceremoninë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifasit. Për të shmangur situatat problematike, por edhe ndonjë episod të dhunshëm, antiterrori shqiptar ka përpiluar një plan masash.

Kështu, do të ketë forca në zonat kufitare në Sarandë e Delvinë. Agjentët do të jenë të përqendruar në tre pika kryesore, në Qafë Botë, portin e Sarandës, por edhe në kryqëzimet e rrugëve që çojnë drejt Gjirokastrës.

Detyra e tyre është që të mos lejojnë hyrjen në Shqipëri të personave të shpallur “non grata” si dhe të identifikojnë personat që kanë qenë problematik në varrimin e Kacifasit. Një nga personat e shpallur ‘non grata’ nga shteti shqiptar Harallamb Karathanos me origjinë nga Dropulli, u ndalua në Qafë Botë dhe nuk është lejuar të futet në territorin shqiptar.

Kostandin Kacifas u vra nga forcat RENEA pasi nuk iu bind urdhrit dhe i qëlloi me armë ata.

Të fundit