Flash News

KRYESORE

“Masakra e Çoles”, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen, do ketë rigjykim

“Masakra e Çoles”, Gjykata Kushtetuese rihap

Masakra e “Çoles’ ku dy vite më parë humbën jetë tre persona mes tyre Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj do të rigjykohet nga e para në kolegjin penal të gjykatës së lartë.

Report Tv ka siguruar një vendim të gjykatës kushtetuese e cila më 14 dhjetor me vendimin numër 79 ka pranuar pjesërish kërkesën e të dënuarve Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj për t’u rigjykuar pasi tashmë ata janë dënuar si autor të kësaj masakre.

Më 7 Prill 2015, ishte një përplasje mes grupeve të dy të rinjve që për pasojë shkaktoi tre viktima e njohur më pas si masakra dhe procesi “Çole”.

 Të arrestuarit dhe të dënuarit për këtë proces e kanë mohuar akuzën, ndërsa Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e tyre duke lënë në fuqi dënimet. Për Aleksandër Llanaj dënimi i dhënë ishte 35 vite, ndërsa për dy personat e tjerë Bertil Alliaj dhe Ani Begaj të dënuar me nga 35 vite secili.

Të fundit