Flash News

KRYESORE

Masakra me 2 te vdekur e 4 të plagosur në Shkodër, Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin

Masakra me 2 te vdekur e 4 të plagosur në Shkodër, Prokuroria

Dy vjet pas masakrës së Dajçit në Shkodër, organi i akuzës ka kërkuar burg përjetë për Miklovan Parubin, nisur nga hetimet e administruara që pas ngjarjes së 3 tetorit 2016.

Nga kjo ngjarje mbetën të vdekur pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi Ajet Saiti dhe Gacalin Kopshti , si dhe u plagosën  Vinçens Kopshti, Kevis Molla, Ndok Marku dhe Aleks Prendi.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorin e tij, Marçel Shpijatin kërkoi dënim më të lehtësuar, 20 vjet burg, nga 40 që parashikon ligji, pasi pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Në seancën e sotme, Prokuroria paraqiti prova filmike dhe dëshmitë e personave të pranishëm në vendin e ngjarjes

 Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në 3 tetor 2016, pas një sherri të momentit për lojën e pokerit në një lokal të zonës.

Pas një konflikti verbal me një nga personat, ai është larguar nga aty, për t’u rikthyer disa minuta më vonë me një kallashnikov në dorë. Ora ishte rreth 22:40 dhe brenda në lokal gjendeshin rreth 10 persona, një pjesë e të cilëve ishin ende duke luajtur poker.

Në tavolinë ndodhej edhe një nga viktimat, Gacalin Kopshti dhe të plagosurit Aleks Prendi, Ndoc Markaj, Vinçens Kopshti dhe Kidas Molla.

33 – vjeçari ka hyrë në lokal dhe pasi i ka kërcënuar ka nisur të qëllojë me armën tip kallashnikov në mënyrë të pakontrolluar.

Më pas ai del nga lokali, por në katin e dytë përballet me pronarin e tij, 42 – vjeçarin Arjet Saiti, i cili ka tentuar ta ndalë, por ka mbetur i vrarë në vend. Më pas autori është larguar me një makinë në të cilën e priste miku i tij Marçel Shipijati. Arratia e tij zgjati më pak se 15 orë.

 

 

 

Të fundit