Flash News

KRYESORE

Masakra në Elbasan, reagon Berisha: Rendi është në duar të bandave

Masakra në Elbasan, reagon Berisha: Rendi është në duar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sa i takon ngjarjes së ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në Elbasan ku mbetën të vrarë tre persona.

Berisha shprehet se masakra në fjalë, provon edhe një herë se në Shqipëri rendi është në duar të bandave.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Rendi ne dore te bandave!

Masaker ne prag te Vitit te Ri ne Elbasan!

Te dashur miq, nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave. sb

Të fundit