Flash News

KRYESORE

Masakra në Mat, gjykata lë në burg Kujtim Koxhën

Masakra në Mat, gjykata lë në burg Kujtim Koxhën

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Koxhën, personi i cili akuzohet për vrasjen e tre personave. Në seancë, nuk ishin të pranishëm asnjë prej familjarëve të Koxhës ndërsa shoqërimi i tij në gjykatë u bë nën masa të rrepta sigurie.

Kujtim Koxha, akuzohet se në datën 11 tetor, në fshatin Shëlli të Matit qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të punonjësve të Bashkisë që po drekonin në lokalin e fshatit.

Për pasojë mbetën të vrarë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci, ndërsa u plagos Astrit Hani.

 

Të fundit