Flash News

KRYESORE

Masakra në Selenicë ‘zgjon’ Policinë e Shtetit, arreston të riun me automatik: Është problematik

Masakra në Selenicë ‘zgjon’ Policinë e Shtetit,

Pak ditë pas masakrës së Selenicës në Vlorë, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau me breshëri kallashnikovi 8 kushërinjtë e tij, mes tyre edhe dy fëmijë, Policia e Shtetit ka nisur të marrë masa për të parandaluar tragjedi të tjera të ngjashme.

Në Burrel është arrestuar një 22-vjeçar banues në Stojan-Ulëz, pais policia iu gjeti në shtëpi një armë automatik dhe njihej si problematik në raport me familjarët.

“22 vjeçari i njohur si problematik në marrëdhëniet familjare(konflikte familjare) , i shoqëruar disa herë nga Policia

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 27 fishek

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. Gj, 22 vjeç, banues në Stojan-Ulëz.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore dhe ato të ardhura nga qytetarët se ky shtetas dyshohej se kohët e fundit mund të kishte gjetur dhe mbante armë zjarri pa leje, nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje, si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit ka organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë.

Arma e zjarrit së bashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Të fundit