Flash News

KRYESORE

Masakra në Sri Lanka, Basha: Akt monstruoz kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor

Masakra në Sri Lanka, Basha: Akt monstruoz kundër lirisë dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për 207 viktimat e sulmit terrorist në Sri Lanka. Ai thekson se lutjet mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në Sri Lanka që morën qindra jetë të pafajshme. Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan Basha në një postim në ‘Tëitter’.

Sulmet terroriste ndodhën mbrëmë në tri kisha dhe hotele luksoze, konkretisht në Kochchikade, Negombo, Batticaloa, Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, tri të fundit në Colombo; mes viktimave mediat vendase raportojnë se ka edhe turistë.

Të fundit