Flash News

KRYESORE

Masakrimi i qenit me sëpatë, policia procedon 14 vjeçarët

Masakrimi i qenit me sëpatë, policia procedon 14 vjeçarët

Një video tronditëse është publikuar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku tre fëmijë të moshës 14 vjeç shfaqeshin duke masakruar me sëpatë një qen.

Video u shpërnda e plotë dhe reagimet e njerëzve ishin të shumta. Disa organizata për mbrojtjen e kafshëve kërkuan nga autoritetet marrjen e masave të menjëhershme.

Ndërkohë, Policia e Kuçovës njofton sot ka nisur hetimet dhe i ka dërguar materialet në Prokuroi për tre të miturit që masakruan qenin dhe xhiruan videon.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale e media online ku shfaqet një shtetas i mitur duke goditur një kafshë shtëpiake me mjete të forta, ju informojmë se:

Strukturat e Policisë të Komisariatit Kuçovë kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku si rezultat rezultoi se:

Shtetasi E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Të fundit