Masakroi kunatën në Paskuqan, kapet disa orë pas krimit autori

Disa orë pas vrasjes, është vënë në pranga Erdet Çapoku, pasi u shpall në kërkim për vrasjen e kunatës, nusen e vëllait, Enekeljda Çapoku.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në katin e dytë të një pallati në Paskuqan. Sipas policisë, autori u kap sot në Laprakë, pasi u arratis nga vendi i ngjarjes kur kreu krimin.

“Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë”, sqaron policia.