Flash News

KRYESORE

Masat e Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor

Masat e Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e vitit të

Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Albert Dervishaj, në një deklaratë për mediat, ka shprehur se Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, për të parandaluar ngjarje kriminale, apo aksidente rrugore, si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe përreth tyre.

Kjo do të fillojë që nga dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor në datën 17 Shtator dhe në vazhdimësi.

Komisariatet dhe stacionet e policisë sipas Zonave Policore dhe për shkollat që kanë në juridiksion, në orët më të ngarkuara të lëvizjes së nxënësve dhe të personelit, do të sigurojnë prezencë policore me patrullën e përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, agjentët e krimeve, si dhe shërbimet e policisë rrugore, në afërsi të institucioneve arsimore.

Kjo sidomos në orarin e fillimit e mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Të fundit