Flash News

KRYESORE

Masat ekstreme për El Clasico, zbardhet plani i Policisë për Barçen dhe Realin

Masat ekstreme për El Clasico, zbardhet plani i Policisë për

Policia e Spanjës po merr masa ekstreme për zhvillimin e El Clasicos. Situata në Barcelonë është e keqe me protesta të shumta dhe dhunë, ndërsa Real Madridi ka bërë të ditur se nuk udhëton pa qenë 100% të sigurt.

Uniformat blu të Barcelonës kanë bërë të ditur masat ekstreme për ndeshjen e së mërkurës. 12 minibusë policie do të shoqërojnë autobusin e katalanasve dhe madrilenëve, pa harruar atë të gjyqtarëve. Të gjithë do të mbërrijnë 2 orë para sfidës në Camp Nou për të shmangur problemet.

Një masë e tillë merret për shkak të "Tsunamit Democratic" që po udhëheq protestat në Barcelonë. Ata janë zotëuar se nuk do të sulmojnë autobusin e Real Madridit, por asnjëherë nuk i dihet dhe nuk i zihet besë diçkaje të tillë.

Të fundit