Flash News

KRYESORE

Masat kufizuese në Mbretërinë e Bashkuar zgjaten edhe tri javë të tjera

Masat kufizuese në Mbretërinë e Bashkuar zgjaten edhe tri

Masat kufizuese në Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë edhe për "të paktën" tre javë të tjera, tha Sekretari i Jashtëm Dominic Raab.

Këto masa u morën ndërsa Mbretëria e Bashkuar regjistroi të enjten 861 viktima nga coronavirus në spital, deri tani në total 13,729 jetë të humbura, raporton BBC.

Z. Raab tha që zbutja e masave tani do të rrezikonte të dëmtonte shëndetin publik dhe ekonominë dhe se përpara se të lehtësohej bllokimi duhej të të përmbusheshin pesë kushte si duke u siguruar që shërbimi spitalor mund të përballojë gjendjen, sigurimi i furnizimit të testeve dhe pajisjeve mbrojtëse personale, të ketë një rënie të vdekjeve, të infektuarve etj.

Të fundit