Flash News

KRYESORE

Masat kundër koronavirusit/ Qeveria mblidhet nesër në mëngjes, Meta apelon vendosjen e 'Zonës së Kuqe'

Masat kundër koronavirusit/ Qeveria mblidhet nesër në

Qeveria shqiptare do të mblidhet ditën e nesërme për herë të parë lidhur me masat e marra ndaj koronavirusit.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 09:00 në mëngjes dhe do të jetë kryesisht informativ, ku ministrat do të raportojnë para kryeministrit për masat e marra ndaj koronavirusit.

Sot, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mblodhi Komitetin Teknik të Ekspertëve për të diskutuar mbi  masat parandaluese për përhapjen e mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

Deri më tani vendi ynë nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus, ndërsa situata duket më dramatike në Itali, ku sot u raportuan 366 persona të vdekur nga virusi në total.

Ditën e sotme Kosova anuloi fluturimet drejt Italisë veriore si masë parandaluese për koronavirusin.

Po ashtu presidenti Meta ka bërë apel për forcimin e masave kundër koronavirusit, duke kërkuar të aplikohet edhe në vendin tonë ‘Zona e kuqe’ ashtu si në disa zona të Italisë.

Aplikimi i ‘Zonës së Kuqe’ do të thotë që baret-restorantet të zhvillojnë aktivitetin e tyre në një kohë të kufizuar, respektimin e distancës një metër larg nga njëri-tjetri kryesisht në qendra tregtare dhe mbyllja e vendeve ku ka një një numër të madh njerëzish.

Të fundit