Flash News

KRYESORE

Masat lehtësuese, Cakaj bën njoftimin e rëndësishëm për shërbimet konsullore

Masat lehtësuese, Cakaj bën njoftimin e rëndësishëm

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj njofton se duke filluar nga dita e sotme, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përmes një reagimi në Facebook, Cakaj gjithashtu bëri me dije se kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

Postimi i plotë: 

Nga sot e tutje, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme 😊!

Po ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë!

Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!

Të fundit