Masat ndaj coronavirus-it, Kapllani: Rama të mos luaj rolin e një ‘Enveri post-modern’, por të nxjerrë më në pah ekspertët

Shkrimtari Gazmend Kapllani ka kritikuar ashpër palët politike në Shqipëri, sa i pëkret situatës së coronavirus-it që ka prekur edhe Shqipërinë.

Duke u ndalur te qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, Kapllani thotë se po i trajton qytetarët “si një mashkull i dhunshëm që rreh femijët harrakatë tre herë ne ditë që të vënë mend dhe të mos bëjnë prapësira”.

Sipas tij, Rama në vend që të luajë rolin e një ‘Enveri post-modern’, duhet të nxjerrë më në pah ekspertët e fushës së shëndetësisë, t’ja u lerë atyre më shpesh fjalën, sic bëhet në të gjitha vendet demokratike

“Nuk eshte koha per te debatuar por per te mbijetuar. Megjithate dy fjale: Kryeministri yne duhet te kuptoje qe fjalet dhe simbolet jane te rendesishme ne momente kur jeta e kombit dhe shtetit luhet pil a koke. Fjale si “tradhtare”, perseritja pa fund e fjales “lufte” apo shfaqja e mitralozeve dhe tankeve ne qender te kryeqytetit ne vend qe te qetesojne demoralizojne, acarojne dhe ngjallin panik.

Kryeministri duhet te kuptoje qe eshte i zgjedhur nga populli qe ta mbroje, nuk eshte Perendia e Bibles qe mund te thote dhe te beje cfare te doje. Duke patur parasysh qe vjen nga nje parti me rrenje tek dhuna, terrori dhe shtypja duhet te jete ende me i kujdesshem.

Sic tregon realiteti neper bote, Shqiptaret nuk jane me te padisiplinuar apo me budallenje se Italianet, Britaniket apo Amerikanet. Por askush nuk ka nxjerre tanke dhe nuk pellet per tradhtare. Kryeministri po i trajton qytetaret si nje mashkull i dhunshem qe rreh femijet harrakate tre here ne dite qe te vene mend dhe te mos bejne prapesira.

Ne vend qe te luaj rolin e nje Enveri post-modern Kryeministri duhet te nxjerre me ne pah ekspertet e fushes se shendetesise, t’ja u lere atyre me shpesh fjalen, sic behet ne te gjitha vendet demokratike. Ajo qe i ka mbetur tashme eshte te jape edhe lajmet ne darke. Madje edhe parashikimin e motit.
Mjaft me me politiken idjote “une jam Garip Perendia”.

Sa per opoziten nuk po flas. Eshte fatkeqesi kombetare e madhe qe tridhjete vjet pas renies se totalitarizmit ne kemi nje klase politike makute, idjote, qelbanike, thellesisht anti-patriotike. Perendia na ndihmofte qe ti mbijetojme si komb ketij uragani ogurzi dhe te ruajme energji per diten e neserme qe do jete shume e veshtire”, shkruan Kapllani.