Flash News

KRYESORE

Masat për coronavirus, Basha: Të hiqet dorë nga propaganda, duhet përgatitje serioze

Masat për coronavirus, Basha: Të hiqet dorë nga propaganda, duhet

Kryeopozitari Lulzim Basha deklaron se PD po ndjek situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së coronavirus-it në vend.

Sipas Bashës, në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

“PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të coronavirus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë”, shkruan Basha.

Të fundit