Flash News

KRYESORE

Masat për koronavirusin, ambasada gjermane pezullon aplikimin për viza

Masat për koronavirusin, ambasada gjermane pezullon aplikimin për viza

Referuar masave për koronavirusin, ku Tirana dhe Durrësi, nga sot deri të dielën ndodhen në shtetrrethim, Ambasada gjermane ka mbyllur aplikim për viza.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada njofton se ky shërbim do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars.

Postimi i ambasadës

+++ Mbyllja e Zyrës së Vizave deri më (përfshirë) 20 mars +++

Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars. Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim.

Të fundit