Flash News

KRYESORE

Masat për koronavirusin, Basha i kthehet Ramës: Për hir të gjithë shqiptarëve, boll me gënjeshtra!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, i cili po zhvillon mbledhje me qeverinë lidhur me masat për koronavirusin.

Përmes një postimi në twitter, Basha shkruan se Rama nuk duhet të sulmojë opozitën, por të bëjë detyrën dhe të marrë masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.

Basha ndalet te maskat e mjekëve për të cilat PD denoncoi sot se janë të skaduara.

Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.

Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha.

Të fundit