Flash News

KRYESORE

Masat/ Policia e Tiranës në gatishmëri për festat, 350 forca në terren

Policia e Tiranës do të jetë në gatishmëri që Viti i Ri të vijë i qetë dhe qytetarët të jenë të sigurt. Zëvendës-drejtori i Rendit dhe Sigurisë ne Policinë e Tiranës, Dhimitraq Ziu tregoi masat e marra për mbarëvajtjen e festave të fundvitit.

“Policia e Tiranës për festat fundvitit ka marrë një sërë masash. Strukturat e Policisë janë në gatishmëri të përforcuar. Garanton rendin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Tiranës, në të gjitha qendrat tregtare, po kështu janë marra masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha sheshet ku do të zhvillohen ceremoni festive, kryesisht në sheshin qendror”, tha ai për ABC news.

Gjithashtu shtoi se nisur nga fakti që vendi është në situatë të jashtëzakonshme, janë marrë në ruajte shumë objekte që janë nxjerrë të pabanueshme.

“Por edhe pse këto masa janë tejzgjatur jemi të gatshëm që të garantojmë sigurinë. Kemi llogaritur 350 forca për garantimin e vendit të sigurisë publike”.

Ziu vuri në dukje faktin që është viti i tretë që drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vrasjet i ka të zbuluara 100 % edhe me autorë të kapur 100 %.

“Siguria në Tiranë është e garantuar dhe policia, është në efiçençë të plotë me masat që merr. Numri për çdo rast urgjence është 112 dhe Komisariati Digjital është i hapur. Policia do të jetë e vendosur në të gjitha kryqëzimet dhe në të gjitha akset rrugore”.

Të fundit