Flash News

KRYESORE

Mashkulli i veshur më bukur në 'Oscars', çfarë mesazhi fshihte kapelja e Mahershala Ali

I veshuri më bukur për meshkujt në "Çmimet e Akademisë për vitin 2019"  ishte aktori Mahershala Ali, i cili fitoi dhe një 'Oscar' sui aktori më i mirë mbështetës. Me një kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe me kapelën e zezë, Ali ishte një ndër meshkujt më të përfolur në tapetin e kuq.

Nëse shikoni me vëmendje do të vëreni se në kapelën e tij dallohet një hark dhe ngjan si kurorë dhe është e përthyer në pjesën ku vihet në kokë. Ishte një kapele? Një karakul?

Çfarëdo që të ishte, ishte një gjest përsosmërisht formal që nuk bërtiste: "Unë jam duke vënë një kapele në kokën time në një event shpërblimesh".

Ndërsa shumë u morën me këtë kapele, duke e konsideruar si jë përfaqësim i rrënjëve të tij islamike, në të vërtetë kjo kapele quhet "Shirina".

Millinr Gigi Burris (truri pas kapeles- ajo që u mor me stilimin e saj) e ka dekoduar këtë kapele për 'GQ Men' dhe thotë: "Kapelja quhet Sharina dhe është një stil që bën për disa sezone dhe mund të përdoret edhe nga meshkujt edhe nga femrat."

Burris ka treguar se stilisti i Ali-ut, Van Van Alonso, e ka telefonuar atë dhe ekipin e saj një javë më parë dhe i kanë treguar idenë që kishin për mbrëmjen e madhe në ndarjen e çmimeve. Më pas Burris e ka bërë shumë shpejt pasi ishte një porosi e minutës së fundit. Burris ka përdorur fibra velur-i, duke krijuar në formën e kokës së aktorit me një material të veçantë. Klientët e saj e duan formën e kësaj kapeleje të strukturuar por të relaksuar, sipas Burris.

"Stilisti i Ali më kishte dërguar shumë fotografi kapelesh, disa modeleafrikane, disa kapele Fez dhe ne vendosëm të bënim diçka që ishte më e lartë në krye. Ishte një nga ato idetë përfundimtare dhe ne thamë se le ta bëjmë atë. "

Po ashtu edhe jaka e këmishës së aktorit ishte e gjyshit të tij, përmes së cilës donte të tregonte për identitetin e tij si një musliman.

Të fundit