Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjergj Meta
Çka po ndodh në Shqipëri, sipas një mikut tim, psikanalist me matricë jungiane, janë "sindromat e dekadencës patriarkale dhe pikë”. Rrugëdalja, sipas tij, është “puna me thellësinë e brendisë e cila është krejt femërore, por që e frikëson mashkullin".
Mashkulli patriarkal po vdes, edhe pse po lë pas shumë viktima, sidomos gruan, femëroren. Ai po vdes duke i bërë atentat femërores dhe vendimit të saj për të gjetur vendin që i takon.
Fundi i epokës patriarkale në Shqipëri u nënvlerësua prej të gjithë neve. Menduam se mjaftojnë dy tre shoqata në mbrojtje të grave, disa të tjera në mbrojte të fëmijëve, e ndonjë e tillë në mbrotje të komunitetit LGBT dhe, mori fund patriarkalizmi. Ky kalim është ndër më delikatët në epokën tonë. Të dalë me hapa të shpejtë nga epoka mesjetare, duke kapërcyer etapat, te zhytur më thellë nga regjimi diktatorial që zhvilloi një superun esktrem, paradoksalisht, në emër të emancipimit, ne ramë kryekëput në vorbullën e një kaosi tranzitor që e hapërdau njeriun shqiptar duke e hedhur në krahët e pasigurisë.
Rënia e sistemeve të forta metafiziko-fetare, metafiziko-ideologjike (komunizmi) dhe metafiziko-zakonore (Kanuni dhe nënshtrati i traditave patriarkale), do të krijonte, patjetër, një situatë në të cilën më të dobëtit do të ishin viktimat e para. Elementi mashkullor patriarkal nuk i ka rezistuar këtij kalimi, që mua më pëlqen ta quaj zbrazëti, por ka reaguar dhunshëm duke vrarë femrën dhe, në përgjithësi, më të dobëtin. Po më pak se çdo gjë mashkulli i mesëm shqiptar nuk ka duruar dhe nuk duron çlirimin e femrës dhe faktin se ajo mund të ulet në të njëjtin log kuvendi apo në të njëjtën sofër me të. Ata burra që kanë provuar ta bëjnë këtë gjë menjëherë janë etiketuar burra grash, burra me një ‘r’ etj. etj.
Këtu nuk flitet për emancipim të femrës në kurriz të mashkullit, por për çlirim të njeriut nga kompleksi i sundimit, i frikës së humbjes së pozicionit patriarkal. Nuk janë vetëm burrat që nuk duan çlirimin e grave, por shpesh janë vetë gratë që pasivisht pranojnë situatën. Burrat që vrasin apo dhunojnë femrën jashtë tyre, nuk kanë bërë paqe me femëroren brenda tyre, dmth me delikatesën, butësinë, zemërgjerësinë, mirkuptimin, përkujdesjen, jetën. Edhe pas shumë grave që bëjnë abort qëndrojnë burra të papërgjegjshëm dhe të dhunshëm.
Ende burri shqiptar, pa dashur ta përgjithësoj në mënyrë të skajshme, nuk është i zoti të dialogojë me brendinë e tij dhe me brishtësinë e tij, duke i quajtur ‘punë grash e fëmijësh’. Ndodh shpesh që ka burra të cilët, kur i pyet pse nuk vijnë në Kishë për me u lut, të përgjigjen: kam çu gruan dhe fëmijët, se unë kam punë. Ashtu sikurse t'i ndërrosh pelenat një fëmije, e të tjera gjëra plot nuk janë ‘punë burrash’, por angari grash.
Naiviteti me të cilin kemi trajtuar një kalim të tillë na përfshin të gjithëve, në mënyrë të veçantë institucionet e edukimit (shkollat) dhe të ndërgjegjes (e kam fjalën për bashkësitë fetare), si dhe shoqërinë civile (shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut).
Këtij naiviteti duhet t'i zërë vendin një punë e vrullshme dhe sistematike, duke nisur qysh nga familja. Në një reagim në rrjetet sociale Edi Oga duket se e kap thelbin e problemit duke u shprehur kështu: "Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Te vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t'i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të "shpëtoj" vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim!". Ja hapi i parë të cilit duhet t'i bëjnë jehonë shkolla dhe insitucionet e tjera, përshi ato fetare.
Po feja, Zoti çfarë lidhje ka këtu? Sipas Niçes, Zoti vdiq, por ne ndalemi vetëm në këtë pohim, duke mos vazhduar çka ai thotë më tej, se "ne e vramë". Pra, vdekja e Zotit nuk ka qenë natyrale, por një artific, diçka e organizuar. Çdo vrasje është vdekje e parakohshme ose së paku me pasoja për ata që e kanë bërë. Ne ende nuk kemi nje autopsi të Zotit të vdekur, sepse ai nuk ka vdekur. Gjithsesi vrasja e Zotit ka krijuar nje boshllëk që nuk po mbushet. I vetmi që provoi ta mbushë ishte komunzimi, por nuk ia doli. Në fakt, Niçja nuk pretendoi kurrë ta zëvendësojë Zotin, e në këtë pikë ai mbetet ndoshta antimetafiziku më i madh i të gjitha kohërave, pra edhe antiideologjiku më i madh. Do kishte përfunduar në ndonjë gulag ose kamp përqendrimi, po të kishte jetuar në komunizëm. Niçja, me një kompleks edipik obez, vrau Zotin, i cili ishte edhe Zoti i babait të tij, pastor protestant. Vrasja e Zotit dhe shmangia e tij nga jeta publike ka sjellë një zbrazëti të madhe e cila është kthyer në një kaos.
Me vrasjen e Zotit, sikurse thotë Niçja, kemi fshirë horizontin me një sfungjer (nuk ka më objektiva), kemi hequr dheun nga këmbët, kemi hequr ajrin. Duke dashur të vrasim çdo lloj lidhje nga jashtë, kemi hequr edhe sigurinë nga brenda. Duke dashur të vrasë Zotin e moralizmit kristian të babait të tij, ai vrau edhe Zotin Atë i cili pret me padurim kthimin e të birit për t'i dhënë atij dashuri dhe dinjitet. Nuk është ai i Edipit, por Ati plot dashuri i djalit plangprishës në Ungjillin e Lukës. Dëshira e ligjshme për emancipim na çoi në vrasjen e Zotit dhe të çdolloj autoriteti që na thotë ndal! përderi edhe zërin e ndërgjegjes duke zbazur atë totalisht. Vrasja e Zotit ishte një vetvrasje. Ja, pra nga të fillojmë. Nga ndërgjegja e nga edukimi e formimi i saj. Mos ta japim për të mirëqenë.
Të fillojmë.
Jemi ende në kohë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38