Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Mashtrim me punonjësit, kërkohet hetim ndaj medias shqiptare
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësimin pas raportimeve të Insajderit, për borxhin e madh që Tribuna Media Group ka ndaj ish-punonjësve të kësaj medie.
AGK u ka bërë thirrje institucioneve të vendit, përkatësisht Inspektoratit të Punës dhe Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojnë këto pretendime ku gazetarët nuk janë paguar për punën e bërë, me ç’rast ndaj tyre ka pasur edhe keqtrajtime dhe shkelje të të drejtave të punës nga pronarët e mediumit “Tribuna Media Group”, vepra këto të sanksionueshme me ligjet në fuqi.
Në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thuhet se janë gatshëm t’i ndihmojë të gjithë kolegët e prekur, të cilëve ju është bërë çfarëdo shkelje dhe mohimi i të drejtave të tyre, në mënyrë që ata t’i ndjekin rrugët ligjore pranë institucioneve gjegjëse.
Gjatë ditës së djeshme, Gazeta Online Insajderi, përmes katër shkrimeve, ka shpalosur rrëfimet e ish-punëtorëve të Tribuna Media Group, për borxhin prej qindra-mijëra euro ndaj tyre, lidhjet e këtij mediumi me politikën, dhe po ashtu lidhjet e tyre me Inspektoriatin e Punës. /Insajderi.com/