Flash News

KRYESORE

Mashtrim me TVSH-në, arrestohen 6 biznesmenë, 5 në kërkim

5 biznesmen janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë. Ata akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtruese me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh.

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës.

Nën hetim janë vendosur 50 biznese që dyshohet se kanë falsifikuar faturat e TVSH-së.

Të fundit