Flash News

KRYESORE

Mashtrime në rrjet/ Si i përdorën 3 kosovarët faqet e policisë amerikane për arsye përfitimi

Një faqe në rrjetin social facebook e quajtur ‘Police Lives Matter’ (Jetët e Policëve Vlejnë), me mbi 170 000 fansa, është një nga faqet me më shumë ndjekës, falë postimeve të tyre, një pjesë e mirë e të cilave bëhen virale në të gjithë rrjetin.

Kjo faqe që supozohej të drejtohej nga oficerët e policisë amerikane ka si qëllim postime nga jeta dhe aktivitetet e oficerëve të policisë. Postime të tipit “dita e parë e karrierës sime me një K9”, ose “sapo u bëra baba”. Postimet e tjera janë mesazhe pro policisë.

Por kjo faqe drejtohej nga tre kosovarë që ishin pjesë e një rrjeti kompleks të faqeve pro-policore me qendër jashtë Kosovës.

Një faqe e tillë e drejtuar nga kosovarët, ‘Pro Police Officer’, është e regjistruar në mënyrë false si një faqe me vendndodhje në Neë York City. Këto faqe përdorin qartësisht informacione të gabuara për të provokuar një përgjigje emocionale nga përdoruesit e facebook.

Për shembull në datën 19 gusht 2019, faqja ‘Police Lives Matter’ postoi se ‘pak më shumë se tre javë më parë’ zëvendës/sherifi Farrah Turner ishte qëlluar dhe kishte vdekur në çast nga plagët e marra.

Në të vërtetë Turner u qëllua më 3 tetor 2018 dhe vdiq më 24 tetor 2018. Kjo taktikë e keqpërfaqësimit dhe shfrytëzimit të vdekjes së një oficeri policie për komente dhe pëlqime u përdor vazhdimisht në të gjithë rrjetin.

Këto faqe të drejtuara nga kosovarët kërkuan të shfrytëzonin reagimet e krahut të djathtë kundër lëvizjes "Black Lives Matter" (Jeta e Njerëzve me Ngjyrë Vlen), e cila proteston për vrasjen e afro-amerikanëve nga oficerët e policisë.

Faqet e drejtuara nga menaxherët në Kosovë ishin "All Lives Matter" (Të gjitha Jetët Vlejnë), “I Support The Police US not Criminals" (Unë mbështes policinë e SHBA, jo kriminelët) dhe “Blue Lives Matter USA”.

Kjo lëvizje e krahut të djathtë është mbështetur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, dhe faqja ‘Police Lives Matter’  përfshin disa mesazhe qartësisht pro-Trump.

Por motivi që qëndron pas kësaj faqe nuk është duke e promovuar Trump-in, por duke shfrytëzuar emocionet e amerikanëve për përfitime. Disa nga faqet përmbajnë lidhje me versionin në gjuhën angleze të ‘Korrespodenti’-t, një faqe interneti shqiptare e ngarkuar me reklama programore me cilësi të ulët.

Të fundit