All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Mashtrimet s’kanë të sosur’, PD demaskon propagandën e kryeministrit Rama për Spitalin Rajonal të Elbasanit

“Mashtrimet s’kanë të sosur’, PD demaskon
All - Paragraf - 1

Në kuadër të promovimit të investimeve të qeverisë, kryeministri Rama publikoi një video të Spitalit Rajonal të Elbasanit, e cila sipas tij ka pësuar një transformim total.

All - Paragraf - 3

“As bëhet fjalë që kush na shan e na mallkon për spitalet një arsye edhe e ka, po ama sikur të mos harrojmë fare fare se nga u nisëm vetëm katër vjet e gjysëm më parë , nuk do ishte keq, si thoni(?) dhe pastaj flasim sa të duam për çfarë ende mungon e për sa shumë akoma kemi për të bërë”, ka theksuar kryeministri.

Pa kaluar shumë kohë, erdhi edhe reagimi i deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, që i cilësoi mashtrime deklarimet e z. Rama, ndërsa shton se kryeministri postoi një video-mashtrim.

Sipas Boçit investimi në Kirurgji u bë në vitin 2013, gjatë kohës që ministër ishte Halim Kosova. Boçi nuk ndalet, ndërsa shkruan se Kirurgjisë së vjetër i është lyer vetëm në pjesën ballore, ashtu si edhe Pediatrisë.

Reagimi i plotë:

DHE MASHTRIMET S’KANË TË SOSUR

Rrena i ka këmbët e shkurtëra - thotë fjala e urtë - prandaj del shpejt.

Por rrenat e Ramës janë akoma më keq. Janë pa këmbë fare. Prandaj quhen pafytyrësi.

Rama ka postuar sot një video-mashtrim për spitalin rajonal Elbasan si investim të tij dhe krenohet çmendurisht.

Realisht investimi i Kirurgjisë së re ku është dhe Obstetria e re është bërë në 2013 kur Ministër ishte Halim Kosova, në qeverisjen e PD.

Linku e dëshmon:https://m.youtube.com/ëatch?v=uI5DsSEEA1A

Por Rama nuk e njeh turpin.

Ndërsa realiteti për pjesët e tjera është krejt ndryshe nga ajo që rreket të mashtrojë Rama në video-lojën e tij.

Kirurgjia e vjetër është bllokuar nga dritaret me blloqe e suvatim dhe e lyer vetëm në pjesën ballore hyrëse të spitalit (foto).

Ndërsa pjesa kryesore është prej 5 vitesh e degraduar dhe e shndërruar në një ËC gjigande dhe vend prehje për përdoruesit e drogave (foto).

Është për të vënë duart në kokë.

Njëkohësisht është një vatër e madhe infeksioni dhe vetëm dy metra larg Pediatrisë e ngjitur me Gjinekologjikun e ri (foto).

Është pak të thuash që kemi afër një skandali shëndetësor.

Pediatria është lyer vetëm në pjesën hyrëse dhe katin e parë. Pjesa tjetër krejtësisht e rrënuar, antihigjenike e vend ku gëlojnë pisllëku bashkë me mikrobet e bakteret (foto).

Për të mos folur për hyrjen, ku përgjatë një rruge plot gropa e mizerabilitet je i detyruar të paguash, sepse parkimi i është dhënë me koncesion s’dihet se kujt.

 

Të fundit