Flash News

KRYESORE

Mashtrimi i “Gulf”, reagon PD: Kompania “ofshore” ka bekimin e qeverisë

Mashtrimi i “Gulf”, reagon PD: Kompania “ofshore” ka

Për mashtrimin e kompanisë “Gulf” me tollonat e naftës, ka reaguar dhe Partia Demokratike.  Në një koferencë për shtyp, deputetët dhe ekspertët ekonomikë demokratët janë të mendimit se një kompani si “Gulf” që ka si pronarë një kompani “offshore” në parajsat fiskale, me aksionerë krejt të panjohur, nuk mund të mos ketë pasur bekimin e qeverisë.

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, Lealba Pelinku tha se “një skemë e tillë nuk mund të ngrihet pa bekimin e qeverisë”.

Ndërsa nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku u shpreh, “ministri Gjinknuri heshti kur kjo komani u hodh në treg”.

Këshilltari ekonomik i grupit të PD-së, Dorian Teliti tha se nga kjo skemë janë dëmtuar konsumatorët shqiptarë dhe buxheti i shtetit.

“Tre janë pikat kryesore ku është dëmtuar konsumatori: Cilësia, të gjithë e dimë që ARMO përpunon por cilësia nuk iu afrohet standardeve të BE. Elementi i javës së fundit: U shitën me mijëra tollona tek konsumatorët që kanë në dorë letra bakalli. Buxhetit të shtetit do i mungojnë miliona dollarë”, u shpreh Teliti.

Të fundit