Flash News

KRYESORE

Mashtrimi me rimbursimet, ndalohen dy farmacistët

Mashtrimi me rimbursimet, ndalohen dy farmacistët

Policia e Tiranës ka ndaluar dy farmacistë të dyshuar për përfshirje në skemën e mashtrimit të rimbursimit. Dy farmacistët, Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Mashtrimit në subvencione”, janë ndaluar me urdhër të prokurorit Ervin Karanxha.

Farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.

Ekzistojne dyshime te arsyeshme se në rastin konkret janë konsumuar  edhe elementë të veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”.

Të fundit