Flash News

KRYESORE

Mashtronin me shitjen apartamenteve, arrestohet çifti nga Shkodra

Mashtronin me shitjen apartamenteve, arrestohet çifti nga Shkodra

Burrë e grua kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohen se mashtronin me shitjen e apartamenteve.

Sipas policisë, janë arrestuar Rapush dhe Vjollca Hoxholli, përkatësisht 75 vjeç dhe 56 vjeçe. Mësohet se çifti shiste disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi.

“Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. L. 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartpërmendur”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mashtrimit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit