Flash News

KRYESORE

Mashtruan duke marrë 135 mijë euro, arrestohen dy ndërtues në Tiranë

Mashtruan duke marrë 135 mijë euro, arrestohen dy ndërtues

Dy ndërtues kanë përfunduar në pranga të policisë së Tiranës pasi akuzohen për ‘Mashtrim me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim’. Policia njofton se pas një pune intensive 4 mujore, në kuadër të operacionit “Fundi i bulevardit”, kryen ekzekutimin e masave të sigurisë të Gjykatës për ndalimin e shtetasve:

- B.A, 42 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë (ndërtues);

- F. K, 53 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë (ndërtues).

“Shtetasit e ndaluar, si ndërtues, që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T., një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit