Flash News

KRYESORE

Masivi shkëmbor bie mbi banesë, plagoset 53-vjeçari në Mat

Masivi shkëmbor bie mbi banesë, plagoset 53-vjeçari në Mat

Mbrëmjen e djeshme një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një banesë në fshatin Xibër të Matit. Si pasojë ka mbetur i plagosur 53-vjeçari me iniciale B.T.

Policia bën me dije se 53-vjeçari, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar. Në banesë ndodhej familja prej 6 personash, por fatmirësisht nuk ka të dëmtuar të tjerë veç shtetasit B.T. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet. 

 

Të fundit