Flash News

KRYESORE

Masivizohet protesta, studentëve iu bashkohen tifozët e Tiranës

Masivizohet protesta, studentëve iu bashkohen tifozët e Tiranës

Protesta e studentëve vijon të rritet ditë pas dite, teksa pjesë e saj janë bërë edhe tifozët e Tiranës.

Duke parë gjendjen e vështirë që po kalon ekipi bardheblu, tifozat kanë përfituar nga rasti t’i bëjnë thirrje presidentit Refik Halili të largohet nga financimi i klubit.

“Refik Halili, ik nga Tirona”, shkruhej në një prej parrulave të tyre.

Raporti i tyre me klubin u ndërpre sezonin e kaluar me rëniën në Kategorinë e Parë dhe vijon edhe këtë kampionat.

Studentët, sakaq kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri deri në momentin e plotësim kërkesave të tyre nga Ministria e Arsimit:

  •  Përgjysmim i tarifës së studimi
  •  Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
  • Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  • Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
  • Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
  • Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
  • Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
  • Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Të fundit