Flash News

KRYESORE

"Maska e zezë", bluza raciste e Gucci; firma e njohur kërkon ndjesë publike

Një golf-maskë e hapur tek pjesa e gojës, e dizenjuar nga marka e njohur Gucci, ka inatosur njerëzit. brenda shumë pak kohësh, njerëzit postuan komente të ndryshme në Twitter duke thënë se ky golf ngjan me "maskën e zezë".

"Maska e zezë" është përdorur në teatër gjatë shekullit të 20-të, kryesisht nga performuesit e bardhë për të përfaqësuar një karikaturë të një personi me ngjyrë. Kjo maskë, tanimë konsiderohet si fyese dhe raciste.

Gucci e ka hequr më pas bluzën nga faqja zyrtare dhe nga çdo dyqan fizik dhe më pas ka kërkuar falje publike:

“Gucci kërkon falje për fyerjen e shkaktuar nga bluza ‘balaclava’. Ne konfirmojmë që bluza është hequr nga dyqani ynë online dhe nga çdo dyqan fizik. Ne e konsiderojmë diversitetin një vlerë thelbësore që duhet përkrahur dhe respektuar në çdo vendim që marrim. Ne i përkushtohemi rritjes së diversitetit përmes organizatës tonë dhe le ta kthejmë këtë incident në një mësim të madh për skuadrën e Gucci-t dhe për të gjithë.”

Të fundit