Flash News

KRYESORE

“Maskaradë konkursesh në Ministrinë e Arsimit dhe departamentin e administratës publike”

“Maskaradë konkursesh në Ministrinë e Arsimit dhe

Një qytetar ka denoncuar pranë ish-kryeministrit Sali Berisha skandalin e Ministrisë së Arsimit. Sipas qytetarit, ndonëse u bë konkurs në 7 zyra arsimore, nuk pati fitues. Në një email të dërguar nga departamenti i administratës shkruhej se konkursi është anuluar.

Mesazhi i qytetarit dixhital publikuar nga Sali Berisha:

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje zoti Berisha dua te denoncoj skandalin e radhes nga Ministria e Arsimit. U be konkursi per 7 Zyrat Arsimore me numer 1583 konkursi u be ne departamentin e administrates publike u zhvilluan fazat ku radhen e pare per konkurim e kishte levizja paralele. U zhvillua provimi dhe nga levizja paralele nuk dolen kandidat fitues . Ne date 23 02 2018 dap njofton konkurentet per pranim ne sherbimin civil dhe ne kete konkurim u zhvilluan te gjitha fazat :vleresimi i dosjes, testimi me shkrim dhe intervista me goje. Kur te gjithe konkurentet prisnin pergjigjen e rezultatit nga departamenti i administrates publike i vleresimit te dosjes i testimit me shkrim dhe intervistes me goje vjen email surprize nga departamenti i administrates publike ku thoshte qe eshte anulluar.Kjo gje nuk eshte normale ku ndryshohen rregullat sipas qejfit.😉”

Të fundit