Flash News

KRYESORE

Maskat e skaduara? Taulant Balla: Basha e Berisha po përhapin panik si për tërmetin

Maskat e skaduara? Taulant Balla: Basha e Berisha po përhapin panik si

Sekretari i Partisë Socialiste Taulant Balla reagoi kundër deklaratave të kreydemokratit Lulzim Basha dhe ish-Kryeministrit Berisha. Sipas Ballës, deklartat e kryedemokratit (referuar atyre për maskat e skaduar) është “fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt”. Balla thotë se, kjo, “fushata histerki”, ka nisur në një kohë që në Shqipëri është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi në vend, ndërsa nuk ka ndodh në asnjë vend tjetër të botës.

Balla e krahason situatën aktuale të deklartave të opozitës me atë të pas tërmetit të 26 nëntorit, që sipas tij, “Shqipëria duhet të durojë edhe kujën paskrupullt të hienave, që duan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese”.

Numri dy socialist thotë se opozita po e përdor epideminë e koronavirusit për të shpërndarë panic. “Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rremujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret”.

Sipas tij, “48 orët e fundit janë një shpërthim histerie me në krye të së cilës shfaqet si gjithmonë Sali Berisha, cili ka shtuar numrin e postimeve të rreme. Me paturpësinë malinje që e karakterizon ai poston video nga Irani, se gjoja ato pamje janë në Tiranë. Pas Saliut vjen natyrshëm dështaku epokal Lulzim Basha, me lloj-lloj përpjekje, që synojnë të demoralizojnë ekipet e mjekëve dhe infermiereve si dhe të rrisë sa më shumë panikun”, shton Taulant Balla.

Balla merr si shembull kryetarin e Partisë Demokratike në Itali, që është një nga të prekurit nga koronavirusi, por, sipas Taulant Ballës, nuk mallkoi askënd. “Në asnjë vend në botë nuk ndodh kjo. Në Itali Kryetari i Partisë Demokratike u prek vetë nga Koronavirusi dhe nuk mallkoi askënd, thjeshtë u tërhoq për t’iu vënë në dizpozicion karantinimit dhe mjekëve. Megjithatë shqiptarët i njohin këta politikanë të pashpresë. Qeveria shqiptare dhe shërbimi ynë shëndetësor në bashkëpunim më OBSH do t’ia dalin ta përballojnë këtë situatë. Të gjithë duhet thjeshtë të ndjekim udhëzimet e specialistëve dhe të Qeverisë”, thotë Balla.

Kujtojmë se të martën gjatë ditës Partia Demokratike denoncoi një rast ku maskat e shpërndara për mjekët, sipas PD, ishin të skaduara që në vitin 2011. Për këtë demokratët dhe vetë Lulzim Basha kërkoi hetim nga Prokurori, por kjo gjë nuk është pritur mirë nga maxhoranca, e cila e quajti “përhapje paniku”.

https://www.facebook.com/b.taulant/photos/pcb.2824868914225358/2824862954225954/?type=3&theater

Të fundit