Flash News

KRYESORE

Maskat grabisin tregtarin në Tiranë, i marrin xhiron ditore nën kërcënimin e armëve

Maskat grabisin tregtarin në Tiranë, i marrin xhiron ditore nën

FOTO ILUSTRUESE

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas ‘News 24’, një tregtar është grabitur nga tre persona të maskuar dhe të armatosur në tregun ushqimor, pranë Qytetit të Nxënësve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit, ndërsa autorët të maskuar dhe të armatosur i kanë marrë të gjithë xhiron ditore dhe disa steka cigaresh.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, por tregtari ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen.

Të fundit