Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Maskat i grabisin shtëpinë e babait, Erion Kristo akuza Lleshajt: Mishëron paaftësi dhe sillesh si gallof. Dorëhiqu
Aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo ka kritikuar ashpër Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Gjithçka lidhet me informacionet se në fshatrat e jugut të vendit po ndodhin vjedhje në masë të shtëpive të njerëzve, ku mes tyre është edhe banesa e babit të tij.
Kristo shkruan i revoltuar ndaj Lleshajt duke i thënë se “e zënte mallkimi i babait tim që i vodhen shtëpinë! Te zëntë mallkimi i fëmijeve që i helmove me gaz!".
“O Minister i Brendshem! O misherim i paaftesise dhe dallkaukllekut! O njeri i pazoti te lidhesh dy fjale e te besh nje pune qe do mbahet mend! Fshatrat e Jugut te Shqiperise po vidhen perdite dhe ti rri si gallof. Largohu o antishqiptar! Jep doreheqje! Te zente mallkimi i babait tim qe i vodhen shtepine! Te zente mallkimi i femijeve qe i helmove me gaz!”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.