Flash News

KRYESORE

Maskë hidratuese për fytyrën në kushte shtëpie

Maskë hidratuese për fytyrën në kushte shtëpie

Të gjitha vajzat dhe gratë kanë dëshirë të tregojnë sa më shumë kujdes për trupin, dhe sidomos për fytyrën e tyre.

Maska hidratuese me kakao, është një përbërje që mund ta përgatisni edhe në kushte shtëpie dhe të merrni rezultate të kënaqshme.

Mjalti, kakao dhe fruit i avokados, janë që produkte kombinohen mjaft mirë me njëri-tjetrin për t’i dhënë fytyrës shkëlqimi dhe hidratim.

Avokado është hidratuese, kakao vepron si antioksidant dhe qetëson fytyrën, ndërsa mjalti është një produkt anti-bakterial.

Për të përgatitur këtë maskë, në një enë duhet të shtypni ¼ e avokados. Më pas shtoni një lugë gjelle kakao dhe një lugë mjalt, dhe të gjitha i trazoni mirë së bashku. Më pas aplikoni maskën në fytyrën që duhet ta keni të pastër dhe ta lini për 10 minuta të veproj. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe shijoni rezultatin.

Të fundit