Flash News

KRYESORE

“Maskohet vëllai i Fatmir Xhafajt”, nga Agron shndërrohet në Geron

Vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë në qendër të akuzave nga Partia Demokratike si i përfshirë në bandat e drogës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka publikuar në Facebook të dhënat familjare të vëllezërve Xhafaj të publikuara në regjistrin e gjendjes civile. Në të dhënat, shihet se si Agron Xhafaj, rezulton në regjistrin e gjendjes civile si Geron Sezai Xhafaj.

“Ja se si Agroni, vellai i Fatziut vuri masken dhe u shnderrua ne Geron. Shikoni dokumentat!”, shkruan Berisha bashkangjitur fotot e dokumenteve.

Të fundit