Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rudi Erebara
Dje, kur ne ishim mbledhur si përditë këto kohët e fundit, të mbrojmë teatrin nga shembja, të bëjmë një ligj të ri për teatrin, një ligj të mirë, të ndërtojmë të gjithë bashkë një sistem më të mirë që të funksionojë, në pothuaj të njëjtën orë, qeveria e bashkia inaguruan teatrin e ri të quajtur Turbina. Ishin të gjithë aktorët që janë për shembjen e së vjetrës edhe ngritjen e të resë, nuk e di si a pse, por m’u kujtuan ata atëherë, që prishnin kisha e xhamija. Kinoditaret, me atë zërin e përshpejtuar e të holluar, nën kollonën zanore të një marshi ushtarak sovjetik, mbushur me llafe shqip. Pushteti kërkon të tregojë se ai ndërton teatro, edhe ata që mbrojnë teatrin kombëtar, janë të këqinjtë që nuk duan zhvillimin. Unë kam parë kinezëri të tilla kësish edhe mëparë, por ama kjo është shumë e spikatur si lejfenizëm. Prandaj po e filloj shkurt, jo gjatë ta shpjegoj pak lejfenizmin.
Si u ndërtua ky teatër i ri.
Me një fond grek 2.5 milion euro që kishte ardhur që në kohën kur qeverinë e kishte Sali Berisha. Nuk u lëvrua, edhe u dha tani. Kjo është arritje për qeverinë e Ramës, se del ministresha edhe e propagandon qe ne ia dolëm të çbllokojmë fondin. Po ta shohësh thjesht. Këta shkuan në bankë edhe morën paratë që grekët ia kishin dhënë Berishës. Por thuhet se kane futur edhe nga xhepi i vet, nje milion euro, xhepin që ia mbushim ne. Shikoni sa krenarë janë këta që na qerasin ne me lekët tona. Edhe për më bukur se kaq. Të qeshësh t’i zgjasësh jetën vetes deri në bezdi, shkojnë e bëjnë teatri e ri në një godinë ku ka qenë laboratori i kërkimeve hidrike. Unë kam qenë aty një a dy herë me shkollën 8-vjeçare, të shikonim si bëheshin provat kur ndërtoheshin hidrocentralet. Përndryshe, më tej në kujtesë më vinin fëmijët e lagjes që laheshin ndonjëherë aty në krah të murit të gardës, nëpër ujdhesat kur përshpejtohej uji i gjithmonë i ndenjur i vaskave të betonit që imitonin lumenjtë.
Godina është tip standart. Ndërtese tulle me tarracë betoni. Kështu bëheshin stallat, sacionet e pompimit, stacionet makina traktorë, ofiçinat e ndryshme, edhe ndonjë tjetër. Por në përmasa të tilla, zakonish ky tip ndërtimi është përdorur për stallat e lopëve hollandeze që në skeçin e asja kohe nuk hanin kashtën as me syza jeshile, sepse donin jonxhë mor amani.
Godinën e mbaj mend edhe një herë tjetër, përpara nja 15 vjetësh, turbull, pune arti pamor. Myk me ngjyra të ndryshme. Shiringa droge, dyshekë të ndyrë.
Edhe dritat u ndezën atje tek teatri i ri, në kohën kur u fikën tek i vjetri, kur protesta e përditshme u mbyll, qytetarët që duan historinë e tyre, folën, firmosën edhe ikën, të vijnë sot përsëri, sic kanë ardhur prej 5 muajsh. Sigurisht, këto ditë më të trishtuar se kurrë, kur shohin një humbje të mundshme. Teatrin qeveria do ta shembë edhe me ligj special, që na kujton gjyqin special që u zhvillua brenda barkut historik të këtij teatri, gjyq nga i cili u pushkatuan intelektualë të shquar të kombit. Sa histori të madhe ka kjo ndërtesë. Si asnjë tjetër në vend.
Edhe në veshë më vjen gjëmima: Në litar! Në Litar! E po asaj turme që sot i shkon pas qeverisë. Ta dish o turmë se nuk je viktimë. Je bashkëfajtore. Ta dish se pushteti është si autouzi urban. Hipën edhe mban biletën në dorë. Rri bëj xhiro sa të duash. Shiu nuk të lag, dielli nuk të djeg. Nuk ke nevojë të paguash. Por aty rrotull e rrotull ke për të ardhur. Rrotull e rrotull jetës sate të kushtëzuar nga kutia e llamarinës dhe xhamave ku shkruhet “me kondicioner” si në të gjitha kioskat e 1990, me xhama serash e ele hekuri nga varrezat e industrisë, siç do t’ua bëjë tëpkë Rama ju teatrin e ri, të cilin po ju vetë do ta ndërtoni. Po. Po. Bile do ta ndërtoni me dyfishin e çmimit. Jo dyfishin. Më shumë. Do ta ndërtoni me faqen e zezë, e faqja e zezë nuk ka çmim që e zbradh. Edhe unë nuk isha krejt i papërgatitur për këtë. Këtu rrojmë i kemi parë të gjitha. Ta dini se ne që mbrojmë teatrin kemi ardhur aty të mbrojmë historinë tonë, as rrogën as rolet tuaja. Sado të shquar e të mëdhej që ka pasur ky teatër, i ka pasur gjithmonë se kemi paguar ne. Qytetarët e Tiranës edhe gjithë Shqipërisë. Kështu që ta mbani mend se ne nuk do ta harrojmë, siç nuk e harruam diktaturën komuniste, as pushtimin fashist, se po na vidhni pronën si komunistët. Prandaj jemi ne aty. Të mbrojmë pronën tonë. Nuk është teatri kombëtar vepër e komunales. Është ndërtim me punë shpirtëtore vullnetare. Është qëndrim i investuar nga shpirti kombëtar. Investim shumë i paçmuar, në kohë shumë të vështira.
Ta dini ish miq të mi, se ne nuk kemi ç’ju bëjmë përpos t’u kujtojmë stacionin e urbanit. Morët rrugën për te mastrubina, por aty do prisni se unë nuk do të vij. Shkoni e bëni teatër të ri. Mbahuni mend si aktorë. Aktorë që shkojnë pas qeverisë se mos ngelen pa paguar. Në fund të fundit fare, vetëm se do të vërtetoni atë dyshimin e reaksionarëve, atë dyshimin tonë, se nuk fitohet lufta me mercenarë. Po, e di, edhe e dimë ne reaksionarët, që kemi luftuar turkun, fashizmin, komunizmin, se nuk kemi ç’ju bëjmë. Nuk patëm ç’ju bëjmë kur na vratë me gjyqet speciale në teatrin që kishim ndërtuar ne qytetarët për shpirtin tonë. Kujtohuni kur të jeni vetëm, edhe do ta shikoni se kështu u bë e keqja e keqe. Në emër të së resë. Për televizorin me ngjyra të Tirana Viti Zero. Arti është një akt sublim i ndershmërisë. Po ju jeni aktorë. Si ata që i bien burisë edhe e quajnë muzikë me gerrnetë sipas kërkesës së atij që e paguan ahengun.
Unë ju uroj shëndet e jetë. Se kështu më ka rritur babai im regjizori Gëzim Erebara dhe nëna ime mësuesja Lumnije Erebara. Me sa duket ju nuk jeni rritur kështu, përderisa e shikoni veten si bijtë e partisë e të pushtetit popullor.
Urrejtja e partisë dhe pushtetit popullor ndaj teatrit, edhe gjithçkaje që ka histori në këtë qytet është e qartë. Partia dhe pushteti popullor nuk do të ketë krahasime. Janë ende me siguresën si në vitin 1938. U është djegur siguresa. Prandaj partia dhe pushteti popullor, pasi e mbjell Shqipërinë me drogë, edhe ne nuk e ndalojmë dot, shkatërron kujtesën historike. Që të ketë si ju, bashkëfajtorë të paguar me qejf për të bërë aheng, qofte, birra, edhe spektakle. Një koncert kushton 500 mijë euro, për 2 orë aheng me brek e pa brek, edhe diskutohet me vite sa kushton të bëhet një teatër kombëtar. Shkoni ju shkoni në teatrin e ri masturbina, të gjeni dashurinë e atij spektatorit që do të vijë me kokoshka se ashtu e ka parë në televizor. Shkoni. Ne ju thamë.
Si gjithmonë ju uroj shëndet e jetë paçi. Kur të prishet teatri, keni prishur edhe çdo lidhje me mua personalisht, edhe me të gjithë ata që mendojnë si unë. Shkoni e jepni shfaqje për partinë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38