Mat/I vuri zjarrin shkurreve, i moshuari humb jetën nga asfiksimi

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një 79-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e asfiksimit nga flakët, pasi i vuri zjarrin shkurreve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujkë të Bashkisë së Matit, ku shtetasi H.K, banues në qytetin e Burrelit, ka ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, i moshuar u asfiksua e ndërroi jetë.

Mësohet se si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe një banesë në afërsi të zonës.

Policia e Qarkut Dibër informon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet.