Mund të thuhet se ka qenë një ‘e premte e zezë’ televizive për Arian Çanin. Një natë që është kryesisht e tija, duke qenë se nuk ka emisione politike dhe formati talk shoë që mbipopullon netët e javës ia lë vendin emisioneve të zhanrit të argëtimit, moderatori i ‘Zonë e lirë’ e sundon prej koësh mbrëmjen që hap fundjavën e pushimit për shqiptarët.
Rendin e gjërave e kanë prishur një grup fëmijësh të talentuar, të grumbulluar nën logon ‘Voice kids’ në televizionin Top Channel. Të përplasur në të njëjtën fashë orare, që përbën prime time-in televiziv, mes ‘Zonë e lirë’ dhe ‘Voice kids’, të dyja të formatit argëtues, nuk ka patur betejë.
Spektakli i Top Channel, që në fillim, ka siguruar dominancë dhe e ka ruajtur deri në mbyllje.
Matjet e audiencës për katër televizonet kombëtare TVSh, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus bëhen nga Abacus Research dhe publikohen çdo ditë nga Politiko.al. Abacus operon në tregun e matjeve të audiencës që prej vitit 2011.
Discussion about this post