Flash News

KRYESORE

Matjet e audiencës/ Kur ka Champions, përballjet televizive i fiton futbolli dhe 'Vizion Plus' del i pari

Mbrëmja e mërkurës u ka dhënë një mësim të mirë televizioneve dhe producentëve televizivë: në prime time njerëzit duan argëtim. Këtë dëshmon edhe 'përmbysja e rendit të gjërave' që ka bërë që Vizion Plus të jetë televizoni më i ndjekur, gjë që ndodh rrallë, duke ia kaluar Top Channel dhe Klan që e kanë zakonisht garën mes njëri tjetrit, pa të tretë në mes.

Edhe pse Vizon Plus, në bazë të kontratës me UEFA, transmeton ndeshjen 'më të dobët' të mbrëmjes së Champions, atë mes Portos dhe Liverpulit, shikuesit kanë parapëlqyer sportin para alternativave të tjera. Yjet portugezë dhe britanikë kanë mundur 'yjet' e ekraneve shqiptarë përfshirë 'Sulltaneshën Kosem', Blendi Fevziun dhe Alban Dudushin.

(Imagjinoni çfarë audience do të kishte patur 'Vizion Plus' nëse do të transmetonte 'ndeshjen e parë, Real-PSG).

Në përballjen mes gazetarëve shqiptarë, 'Top Show' ka mundur të sigurojë një shkëputje të lehtë nga 'Opinioni', dhe pse ai është një emison që zgjat edhe përtej fashës prime time.

Matjet e shikueshmërisë së televiozneve publikohen cdo ditë nga Politiko.al sipas një kontrate bashkëpunimi me Abacus Research që operon në treg prej vitit 2011.

Të fundit