Flash News

KRYESORE

Matjet e audiencës/ 'Opinion' dominon segmentin e prime time. Ja shikueshmëria në shifra e Ylli Rakipit dhe Sokol Ballës

E enjtja është mbrëmja e përballjes së madhe televizive. Të tre televizionet kombëtarë, por edhe ata informativë, përplasin 'kokë më kokë' në të njëjtën orë, emisionet kryesore të debatit politik të javës. 'Opinion' i Tv Klan, një 'i dyshuar i zakonshëm' për epërsi në këtë segment televiziv, edhe mbrëmë ka siguruar distancë me rivalët, duke mundur si Top Channel me 'Të paekspozuarit', ashtu edhe ish-Top Channel me 'Real story', tashmë në Vizion Plus nën drejtimin e Sokol Ballës.

'Opinion' është shkëputur në gjysmëorën e dytë të segmentit 21.00-23.00 dhe ka qëndruar në krye, dhe me distancë, deri në mbyllje.

Ashtu si të enjten e shkuar, Top Channel me 'Të paekspozuarit' ka mbajtur vendin e dytë dhe, në të tretin Vizion Plus me 'Real story'. Fevziu ka patur të ftuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe kjo me sa duket e ka ndihmuar përballë kolegëve, Balla e Rakipi, panelet e të cilëve kanë qenë kryesisht analitike.

Matjet e shikueshmërisë së televizioneve kombëtare vijë çdo ditë në Politiko.al në bashkëpunim me Abacus Research, që i kryen matjet e audiencës në Shqipëri, që në vitin 2011.

Të fundit